Një burrë në Prishtinë e lidhin me kabllo të rrymës, ia grabitin 150 euro dhe një kamerë
06/06/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 02:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar nën kërcënimin e armës e kishin lidhur me një kabllo të rrymës dhe kanë arrit të grabitin para të gatshme në vlerë rreth 150 euro dhe një kamerë”, thuhet në raport.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/


