Nissan Skyline po rikthehet pas gati shtatë dekadash
Nissan Skyline ka qenë për gati shtatë dekada një simbol i markës, sidomos në segmentin e performancës sportive.
Nissan ka njoftuar se Skyline po rikthehet, duke theksuar se modelit i duhet një emër i fortë për të ngjallur interes te publiku. Për momentin nuk dihet shumë, por supozohet se Skyline i ri mund të ketë motor V6 me të paktën 450 kuaj/fuqi, ndërsa transmisioni manual dhe rrotat e pasme konsiderohen të domosdoshme.
Kanë kaluar pothuajse 70 vjet që nga prodhimi i parë i Skyline. Fillimisht ai u prodhua nga kompania japoneze Prince Motor Company, ndërsa modelet e para dolën nga linja e prodhimit në vitin 1957.
Nissan dhe Prince u bashkuan në vitin 1966, dhe Skyline u bë model i Nissan-it në vitin 1969.
Alfonso Albaisa, drejtori global i dizajnit të Nissan-it, tha se Skyline do të frymëzohet nga e kaluara, por dizajni do të jetë agresiv dhe modern, me proporcione që kujtojnë origjinalin. Kjo përfshin edhe ruajtjen e dritave të rrumbullakëta të pasme, të cilat në imazhet paraprake duken sikur dalin nga pjesa e pasme e makinës.
Skyline i ri pritet të ketë motor 3.0-litër V6 me dy turbo. Gjithashtu pritet që Nissan të ofrojë edhe versione më pak të fuqishme, transmision automatik dhe sistem me tërheqje në të gjitha rrotat.
Vetura pritet të dalë në shitje në Japoni deri në vitin 2028, ndërsa versioni i Infinitit pritet për tregun amerikan. /Telegrafi/


