Please enter at least 3 characters.

Nisma e REKOM, hap dyert e ardhmërisë së përbashkët në rajon

2017/09/1500442775.jpg

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësues të nismës rajonale REKOM, Natasha Kandiq dhe Zhidas Daskalovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në emër të koalicionit të më shumë se 2.000 organizatave qytetare nga rajoni, përfaqësuesit e REKOM kanë kërkuar mbështetje nga kryeministri Zaev për të formuar komision rajonal nga komisarë prej gjithë vendeve të Ballkanit që kanë mbujetuar lufta në periudhën ndërmjet viteve 1991-2001, me qëllim të konfirmimit të numrit të saktë të viktimave në këto konflikte, pas çka do të duhej të fillonte procesi i pajtimit ndërmjet vendeve të rajonit.

"Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë shtetet të mbështesin nismën e REKOM, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet t'i çojmë proceset drejtë pajtimit pasi që vetëm kështu do të jemi të gatshëm për një ardhmëri më të mirë për popujt tonë", tha Zaev.

Nisma e REKOM-it në Samitin e sivjetëm të Ballkanit Perëndimor në Trieste është vendosur në Deklaratën e BE-së dhe në këtë mënyrë bëhet pjesë e Procesit të Berlinit./Telegrafi/