Nisin punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan
29/04/2025
Komuna e Gjilanit njofton se kanë nisur punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Mulla Idrizi”.
Sic bën të ditur komuna, në këtë pjesë vazhdimisht ka pasur grumbullim të ujit, i cili ka përfunduar gjithandej rrugës, derisa tash e tutje uji do të lëviz shkoj nëpërmjet gypit.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Bekim Salihun kanë parë nga afër punimet në këtë rrugë.
“Ky projekt me vlerë rreth 200,000 euro do t’i japë qytetit tonë një zgjidhje afatgjate dhe do të rrisë sigurinë në qarkullim”, tha Alban Hyseni.
Hyseni theksoi se në bashkëbisedim me punëtorët në terren, panë nga afër progresin dhe planifikimet për përfundim sa më të shpejtë të projektit. /Telegrafi/


