Please enter at least 3 characters.

Nis spektakli i natës finale të Big Brother VIP Kosova

2023/03/Screenshot-2023-03-17-210607-e1679084168123.png

Ka nisur mbrëmja finale e Big Brother VIP Kosova.

Nata e sotme do të sjellë shumë gjëra të bukura, argëtim dhe befasi deri në momentin kur të shpallet fituesi i këtij edicioni.

Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ky ‘reality shoë’ për 103 ditë ka sjell momente të shumta e nga më të ndryshmet.

Foto: Screenshot/YouTube

Në rolin e opinionistëve kanë qenë: Olti Curri dhe së fundmi pas Afërdita Paqaradës, Anita Muçaj - Haradinaj.

Në spektaklin e sotëm të pranishëm në skenë janë edhe ish-konkurrentët e tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në finale kanë mbetur pesë banorë: Stresi, Xhuli Nura, Vedat Bajrami, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.

Të njëjtit garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, të cilin do ta rrëmbejë njëri prej tyre. /Telegrafi/