Please enter at least 3 characters.

Nis seanca e jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave, LVV lëshon sallën

2023/10/395615403_999634237782894_6539702718130803793_n.jpg

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.

Nga Lëvizja Vetëvendosje po marrin pjesë vetëm një numër i vogël i deputetëve.

Paraprakisht, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka debatuar sa i përket përfundimit të seancës së parë dhe nisjes së kësaj të jashtëzakonshme.

Ai kërkoi që seanca të fillojë menjëherë, ndërkaq shefja e deputetëve të shumicës parlamentare tha se e njëjta do të fillojë pas përfundimit të punimeve të seancës së nisur në orën 10:00.

Tahirit i ka dhënë të drejtë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili nisi seancën e jashtëzakonshme. /kp/