Please enter at least 3 characters.

Nis punën Njësia Policore Detare për të rritur sigurinë në plazhet shqiptare

2023/05/42.png

Njësia Policore Detare, e përbërë nga 104 punonjës nis punën sot, e cila pritet të sigurojë jetën e pushuesve në bregdetin shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se punonjësit do të rrisin sigurinë për pushuesit, transmeton Telegrafi.

"VLORË - Nis punën Njësia Policore Detare, një strukturë e re sezonale për të rritur sigurinë dhe garantuar qetësinë e pushuesve në raport me mjetet lundruese. Oficerë të trajnuar e të pajisur me mjete të posaçme, do të garantojnë mos cenimin e perimetrit të sigurisë në plazhet tona si edhe ndihmë sa më të shpejtë në ujë për raste emergjencash# Vetëm Përpara", thotë Rama në postimin e bërë në Facebook.