Please enter at least 3 characters.

Nis procesi i kurorëzimit të Charlesit

2023/05/lcimg-54e6af45-9450-48c0-bc16-26d63fae40eb.png

Procesioni i Mbretit ka arritur në katedralen Westminster Abbey, ku pritet që të kurorëzohet Charles.

Shërbimi ka nisur  dhe pritet të zgjasë dy orë, raporton theguardian.

Kjo është dukshëm më e shkurtër se sa kanë qenë shumë kurorëzime në të kaluarën.

Gjithashtu edhe Princi Harry, Princi Andrew dhe princeshat Eugenie dhe Beatrice kanë arritur në Abbey.

Gruaja e Harryt, Dukesha e Sussex-it, mungon sot në kurorëzim pasi po qëndron me fëmijët e vegjël të çiftit.

Anne dhe Andrew hynë së bashku me fëmijët e tyre, së bashku me Princin Harry. /Telegrafi/