Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova
Ka filluar edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një nga reality shout më të ndjekur në vend.
Publiku pritet të përjetojë emocione dhe situata të papritura gjatë këtij sezoni.
Moderatorët e njohur, Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, rikthehen për të drejtuar spektaklin, duke sjellë energjinë dhe dinamizmin e tyre karakteristik.
Ky sezon vjen me një panel të ri opinionistësh, ku rikthehet Olta Gixhari, e cila ka qenë pjesë e edicionit të kaluar dhe këngëtarja Leonora Jakupi.
Edicioni i katërt premton të sjellë një dritare të re emocionuese për fansat e Big Brother, me sfida të ndryshme dhe momente që do të mbeten në kujtesën e publikut.
Spektakli transmetohet çdo të hënë e të premte dhe ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë, duke treguar se Big Brother VIP Kosova mbetet një fenomen televiziv në vend.
Të gjithë të apasionuarit pas reality shout mund të presin një sezon plot emocion, rivalitet dhe surpriza. /Telegrafi/


