")
Please enter at least 3 characters.

Nikole Kidman merr një përqafim të fëmijëve: Unë nuk jam asgjë pa dashurinë e familjes sime

2019/05/Nicole-Kidman-Keith-Urban-2.jpg
339:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JANUARY 24: Nicole Kidman and Keith Urban looks on ahead of the Women's Semi Final match between Petra Kvitova of the Czech Republic and Danielle Collins of the United States during day 11 of the 2019 Australian Open at Melbourne Park on January 24, 2019 in Melbourne, Australia. (Photo by Mark Kolbe/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicole Kidman kurrë nuk e ka fsheh faktin se familja është në rend të parë, të cilën gjë e ka konfirmuar duke publikuar imazhe dhe mesazhe që i referohen asaj.

Nga martesa e parë me Tom Cruisen, aktorja ka dy fëmijë të adoptuar, vajzën Isabella si dhe të biri, Connor.

Artistja tash është e martuar me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka dy vajza, dhjetëvjeçaren Sunday Rose si dhe Faith Margaret, tetë vjet.

Nicole dhe Kit gjithmonë kanë dashur që vajzat e tyre të kenë një fëmijëri të qetë dhe normale, e cila gjë për momentin po ju shkon për duar.

Këtë herë, megjithatë, ajo nuk arriti të heqë dorë nga butësia e vajzave të saj. Aktorja australiane publikoi një fotografi në të cilën shihet duke i përqafuar vajzat.

"Unë nuk jam asgjë pa dashurinë e familjes sime", shkroi me këtë rast biondina 51-vjeçare në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, çifti rrallëherë bëhen temë e mediave rozë apo bien në sy të paparacëve, ku këta zakonisht i fotografojnë në aeroport, gjatë një shëtitje në qytetet ose në ndonjë ndeshje sportive. /Telegrafi/