Please enter at least 3 characters.

Ngjyrat që kompletojnë pamjen tuaj

2016/01/f.0818201324691_m.gif

Në modë, këtë sezon, është stili “colour blocking”: kombinimi i disa ngjyrave në një veshje. Ja disa këshilla që të mos gabosh:

1. Mos vish më shumë se tre ngjyra të ndezura (fund i kuq, bluzë blu dhe xhaketë ciklamin...por jo më tepër s kaq!).
2. Nëse nuk di se cilat ngjyra të kombinosh, zgjidh dy ose tre të të njëjtit tonalitet: e verdhë, portokalli, e kuqe.

3. Për një pamje të veçantë, kombino ngjyra që bëjnë kontrast, si e verdha dhe gurkali.

4. Përshtat dy ngjyra të ndezura me të zezën ose të bardhën.

5. Eksperimento me stampat. Një nga kombinimet e stinës është veshësh dy stampa njëherësh. Por kujdes: diçka duhet ta kenë të përbashkët në mënyrë që të mos krijosh një pamje kaotike. /Telegrafi/