Please enter at least 3 characters.

Ngecin bisedimet ndërmjet Furyt dhe Wilderit, shtyhet për një javë arritja e marrëveshjes

2019/02/DeontayTyson.jpg
244:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 01: Tyson Fury baits Deontay Wilder in the second round, fighting to a draw during the WBC Heavyweight Championship at Staples Center on December 1, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Përpjekjet e Tyson Fury dhe Deontay Wilder për arritjen e një marrëveshjeje për rimeçin mes tyre, janë shtyrë për një javë me një vendim nga WBC.

Dy boksierët u ndeshën në muajin dhjetor në SHBA dhe dueli ndërmjet tyre përfundoi baras, ashtu që titulli mbeti te boksieri amerikan.

Deontay Wilder, Frank Warren dhe Tyson Fury (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Vetëm disa javë pas duelit të parë, Këshilli i Boksit Botëror (WBC) mori vendim për zhvillimin e rimeçit.

Ekipet e Furytdhe Wilderit kanë qenë në bisedime në javët e fundit në përpjekje për të arritur marrëveshje që dueli të zhvillohet në prill ose në maj.

Të martën pasdite ishte caktuar të dorëzohej oferta, mirëpo të dyja palët kanë kërkuar shtyrje, sepse akoma nuk kanë arritur marrëveshje.

Kreu u WBC-së, Mauricio Sulaiman, ka thënë për ESPN se e kanë shtyrë për një javë bërjen e ofertës, në mënyrë që të arrihet marrëveshja.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Të drejtat promovuese për meçin janë nxjerrë në ankand dhe ofertuesi do të marrë kontrollin lidhur me evenimentin.

Ofertuesi më i mirë do të marrë të drejtat financiare, për përcaktimin e datës, vendit dhe detajeve tjera.

Bashkëmenaxheri i Wilderit, Shelly Finkel dhe promovuesi i Furyt, Frank Warren, janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje, por kanë nevojë për më shumë kohë që të ndodhë kjo. /Telegrafi/