Please enter at least 3 characters.

Nga zjarri në kontejnerë digjen tri vetura

2017/10/veture-e-djegur-zjarr.jpg

Policia e Kosovës bën të ditur se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave, janë djegur edhe tri vetura tjera.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të dielën në ora 02:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/