Please enter at least 3 characters.

Nga sot pajisjet dimërore për automjete, të obliguara

2021/01/Policia-njofton-qytetaret-ndalim-qarkullimi-i-qytetareve-dhe-automjeteve-Koronavirus-Covid-19-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Nga sot, 15 nëntor e deri më 15 mars të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.

“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/