Please enter at least 3 characters.

Nga shtatori, rroga minimale në Maqedoni do të jetë 12 mijë denarë

2016/01/opozita-propozim-p-euml-r-rrog-euml-minimale-perj-11-mij-euml-denar-euml-sh_hd.jpg

Me një buxhet mujor prej 1.5 milionë euro, qeveria do t'i mbështetë kompanitë për të paguar rrogën minimale prej 12.000 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u konfirmua nga vetë ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili theksoi se kjo masë qeveritare do të fillojë të zbatohet nga shtatori i këtij viti.

Mjetet për të mbuluar këtë masë janë parashikuar në rishikimin e buxhetit. Tevdovski thotë se në Maqedoni ka hapësirë për ngritjen e rrogës minimale nëse shihet struktura e Bruto Prodhimit Vendor, pjesëmarrja e rrogave dhe përfitimeve.

Rritja e rrogës minimale ishte premtim elektoral i LSDM-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç është edhe rritja e rrogës mesatare në 30 mijë denarë./Telegrafi/