Nga Dortmund te Roma, shtatë klube evropiane pas sensacionit portugez Fabio Silva
Fabio Silva, sulmuesi 23-vjeçar portugez i Wolverhampton, është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të këtij afati kalimtar.
Klubi anglez është i hapur për ta shitur atë këtë verë dhe po pret ofertën e duhur.
Sipas gazetës gjermane Bild, Borussia Dortmund ka shfaqur interes konkret dhe po përgatitet të veprojë shpejt për të siguruar firmën e tij.
Drejtuesit e Dortmundit, Lars Ricken, Sebastian Kehl dhe trajneri Niko Kovac janë dakord që Silva të jetë objektivi kryesor në repartin ofensivë për sezonin e ri.
Por konkurrenca është e fortë për portugezin dhe sipas Bild, edhe gjashtë klube të tjera evropiane janë në garë për nënshkrimin e tij: Villarreal, Real Sociedad, RB Leipzig, Stuttgart, Eintracht Frankfurt dhe Roma.
Pavarësisht interesimit të madh, Dortmundi beson se ka përparësi. Klubi gjerman tashmë i ka prezantuar lojtarit një ofertë kontrate deri në vitin 2030.
Për Dortmundin, Silva shihet si një zëvendësim afatgjatë në sulm dhe një lojtar që mund të përshtatet shpejt me stilin e skuadrës.
Por edhe Roma duket afër lojtarit me Giallorosët që janë duke shitur Artem Dovbyk dhe kanë gati një fanellë titullari për të.
Wolves nga ana tjetër pas dy viteve që e ka huazuar Fabio Silven te Rangers e Las Palmas, tani synon të fitojë 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/


