Neymar zhbllokon ndeshjen, me një lëvizje të bukur kalon portierin dhe tund rrjetën
09/12/2022
Brazili ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë në vazhdime me golin e shënuar nga Neymar.
Koha e rregullt u mbyll baras, me Brazilin që kishte iniciativën, por edhe kroatët zhvilluan ndeshje të mirë.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe Neymar doli në pah me aftësitë e tij në minutën e fundit të 15-t minutëshit të parë.
Pas disa kombinimeve të bukura, Neymar mori një top në zonë dhe kaloi portierin për të shënuar për 1-0.
Kanë mbetur edhe 15 minuta të tjerë për ta kuptuar se kush do të kalojë tutje. /Telegrafi/


