Please enter at least 3 characters.

Neymar do t'i humbë tre milionë euro pasi dështoi të futej në listën e 'The Best' të FIFA-s

2019/08/neymar.png

FIFA ka publikuar listën e të dhjetë lojtarëve të nominuar për çmimin “The Best” për paraqitjet që kishin në sezonin 2018/19.

Në shikim të parë duket se ishte një sezon i vështirë për disa lojtarë që nuk patën paraqitje të mira me kombëtaret dhe në Ligën e Kampionëve.

Por, FIFA ka arritur ta menaxhojë listën e lojtarëve më të mirë, për ta sjell atë në dhjetë: Virgil van Dijk, Sadio Mane, Mohamed Salah, Harry Kane, Crisitano Ronaldo, Lionel Messi, Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong, Kylian Mbappe dhe Eden Hazard.

Neymar gjatë prezantimit te PSG-ja (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Në këtë listë nuk janë pjesëmarrës disa lojtarë që kishin paraqitje mbresëlënëse si, Alisson Becker, që fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës me Brazilin.

Por, në këtë listë është një lojtar që pothuajse ishte çdo herë në këtë garë. Neymar – ka humbur garën për t’u futur në top dhjetëshe për çmimin ‘The Best’.

Braziliani kishte një sezon për t’u harruar te Paris Saint-Germian, shkaku i lëndimit që pësoi në fillim të sezonit, për të pasuar me lëndimin para se të fillonte  Kupa e Amerikës.

Sipas UOL, Neymar ka humbur tre milionë euro nga mosprezenca në listën e FIFA-s për çmimin e madh, e që natyrisht se paratë nuk janë humbje e madhe për të sa çmimi i ‘The Best’. /Telegrafi/