Please enter at least 3 characters.

Neymar akuzohet për përdhunimin e një femre në një hotel në Paris

2019/06/Neymar-2.jpg
224:"BARCELONA, SPAIN - MAY 12: Brazilian football superstar Neymar walks on the grid before the F1 Grand Prix of Spain at Circuit de Barcelona-Catalunya on May 12, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Neymar është akuzuar për përdhunimin e një femre, e cila ka thënë se e ka sulmuar në një hotel në Paris.

Futbollisti brazilian thuhet se është takuar me femrën në fjalë në Instagram dhe pastaj kanë lënë takim që të qëndronin në një hotel me pesë yje në kryeqytetin francez.

Mirëpo, sipas dokumenteve të policisë,të cilat i ka siguruar UOL Sport, 27-vjeçari kishte shkuar i dehur në hotel më 15 maj.

Sipas akuzës, ai fillimisht ka nisur të flasë me të dhe pastaj e ka keqtrajtuar. "Neymar është bërë agresiv dhe përmes dhunës ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së viktimës" - thuhet në raport.

Neymar (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Në dokumentacion thuhet se viktima ka qenë e tronditur dhe është frikësuar ta nisë rastin në Francë, prandaj këtë e ka bërë pasi është kthyer në Sao Paulo të premten.

Përfaqësuesit e lojtarit kanë thënë për The Sun se ai nuk është në dijeni për këtë akuzë, ndërkohë që babai i futbollistit,Neymar Santos Snr, i ka përgënjeshtruar akuzat duke thënë se drejtësia do të vihet në vend. /Telegrafi/