Please enter at least 3 characters.

Newcastle mposht Cityn, mundësi që Liverpooli të shkëputet në krye të tabelës

2019/01/NewCity-1.jpg
322:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - JANUARY 29: Matt Ritchie of Newcastle United is challenged by Kevin De Bruyne of Manchester City during the Premier League match between Newcastle United and Manchester City at St. James Park on January 29, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka regjistruar humbjen e tretë sezonale në Ligën Premier duke pësuar nga Newcastle United (2-1) në St James Park.

Me të filluar ndeshja (1'), Sergio Aguero ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta zhbllokuar rezultatin, pas asistimit nga David Silva.

(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa Silva e pati një rast për ta dyfishuar rezultatin në fund të kësaj gjysmëloje, të cilin nuk e shfrytëzoi.

Në pjesën e dytë, nikoqirët përmbysën gjithçka. Fillimisht, Jose Rondon e barazoi rezultatin pas një topi të kthyer (66').

Golin e fitores e shënoi Matt Ritchie, i cili e konvertoi në gol një njëmbëdhjetëmetërsh në minutën e 80-të.

(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Kjo humbje e lë Manchester Cityn katër pikë prapa Liverpoolit në krye të tabelës dhe lideri do të ketë mundësinë që të shkëputet më shumë në ndeshjen kundër Leicester Cityt.

Newcastle United tash është pesë pikë larg zonës së rrezikut dhe kjo fitore shënon një hap të madh drejt mbijetesës.

Në xhiron e ardhshme, ekipi i Rafael Benitez luan kundër Tottenham Hotspur, kurse të zgjedhurit e Pep Guardiolas zhvillojnë derbin ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x71iryi