Please enter at least 3 characters.

Netanyahu nuk pranon kushtet e Hamasit për lirimin e pengjeve

2024/01/WWW-1-e1705876306297.jpg
217:"Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu heads the weekly cabinet meeting at the Defence Ministry in Tel Aviv on January 7, 2024. (Photo by RONEN ZVULUN / POOL / AFP) (Photo by RONEN ZVULUN/POOL/AFP via Getty Images)
25:"POOL/AFP via Getty Images

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të pranojë kërkesën e Hamasit për t'i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura në Gaza.

“Unë punoj në këtë për orë të tëra. Por për të qenë i qartë: unë refuzoj plotësisht kushtet e dorëzimit të monstrave të Hamasit”, citohet të ketë thënë ai.

Netanyahu tha se Hamasi ka kërkuar përfundimin e luftës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

“Nëse biem dakord me këtë, ushtarët tanë ranë kot. Nëse jemi dakord me këtë, nuk do të mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryeministri.

Komentet e Netanyahut vijnë mes një raporti në Wall Street Journal se SHBA, Egjipti dhe Katari duan që Izraeli t'i bashkohet një faze të re bisedimesh me Hamasin që do të fillonte me lirimin e pengjeve dhe do të çonte në tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Netanyahu tha se ai ia komunikoi këto pika presidentit amerikan Joe Biden gjatë fundjavës dhe përsëriti komentet që ai bëri javën e kaluar për kontrollin e Izraelit të të gjithë territorit në perëndim të Jordanisë. /Telegrafi/