Please enter at least 3 characters.

Nesta: Nuk doja të largohesha prej Lazios, por gjithçka më dha Milani

2017/05/nestr-e1494752582230.jpg

Si sot para pesë vjetësh, Milani përshëndetej me Alessandro Nestën, një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë në dekadat e fundit.

Intervistuar nga Corrriere dello Sport, Nesta ka folur nga Miami, ku po mëson profesionin e trajnerit ndërsa ka zbuluar disa të pathëna deri më tani rreth karrierës sportive.

“Nuk doja të ikja nga Lazo, e shihja të ardhmen tek ai klub, nuk isha gati të ndahesha nga klubi i jetës sime, ku mendoja se do mbyllja karrierën. Dy vite para kalimit te Milani më kishte kërkuar Real Madridi, e pabesueshme kur e mendoj tani”.

“Megjithatë, shkova te Milani, thuajse me detyrim. Tani falënderoj Zotin, kam fituar gjithçka, jam ndjerë mrekullisht në Milano. Ançeloti është më i miri: na ka bërë ta jetonim mirë futbollin dhe të fitonim shumë”.

Nesta ka lëvdata për Alesio Romagnolin, i konsideruar si pasardhësi i ish-reprezentuesit italian.