Please enter at least 3 characters.

Nesër pa rrymë do të mbeten disa komuna të Shkupit

2016/10/poci-dhe-qiri-reduktimet-e-rrymes-foto-ridvan-slivova-9-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Qendër, Shuto Orizarë, Petrovec dhe Çair, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë disa nga konsumatorët nga rrugët “Partenij Zografski”, “Salvador Aljende” dhe “Perisha Saveljak” në komunën Qendër.

Prej orës 8:30 deri në orën 13:00 rrymë nuk do të kenë konsumatorët nga “Makoshped” – Shuto Orizarë dhe betonara “JOSING” në komunën Shuto Orizarë.

Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Bashkisë së Shkupit, ndërprerja bëhet për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik./Telegrafi/