Please enter at least 3 characters.

Neres nuk përjashton transferimin në Ligën Premier

2019/04/David-Neres-4.jpg
297:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - APRIL 10: David Neres of Ajax celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Ajax and Juventus at Johan Cruyff Arena on April 10, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Talenti i madh i Ajaxit, David Neres nuk e ka përjashtuar një lëvizje në Angli këtë verë.

Neres ka tërhequr interesim të madh nga klube evropiane, në veçanti ato angleze që kanë mbetur të befasuara nga niveli i treguar nga lojtari me Ajaxit.

Liverpooli , Evertoni dhe Arsenali janë vënë pas brazilianit falë formës së tij brilante të treguar në Ligën e Kampionëve dhe Eredivisie këtë sezon.

Sulmuesi anësor brazilian, i cili është i kontraktuar me holandezët deri në vitin 2022, u pyet për të ardhmen e tij pas fitores së Ajaxit ndaj Vitesses këtë javë dhe nuk përjashtoi transferimin në Ligën Premier.

"Kam për të parë se çfarë është më e mira për mua, për karrierën time dhe për familjen time", ka thënë fillimisht braziliani për Voetbal Primeur.

"Do të shohim se çfarë ka e ardhmja, por kam një kontratë këtu dhe jam i kënaqur këtu".

"Nuk përjashtoj transferimin në Ligën Premier", përfundoi Neres. /Telegrafi/