Please enter at least 3 characters.

Nera Vene publikon bashkëpunimin me Shane Nolan, "Over My Fakes"

2019/11/neravene.jpg

"Over My Fakes" është titulli i këngës më të re të Venera Visokës, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Shane Nolan.

Artistja që jeton dhe vepron në Gjermani ka ardhur me bashkëpunimin e radhës, të cilin e ka publikuar në versionin audio.

Këngëtarja që njihet me emrin artistik, Nera Vene, ka kohë që i është bashkuar industrisë dhe po ndërton karrierë ndërkombëtare.

Në publikimin e këngës bëhet e ditur se "Over My Fakes" është në dispozicioni në të gjitha platformat anekënd botës.

Venera ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me producentin Shane Nolan, ndërsa ajo është vajza e ish-anëtarit të grupit "Fisnikët", Bedri Visoka. /Telegrafi/