Please enter at least 3 characters.

Nëntëvjeçari kosovar fitues i “EuropeAid 2011”

2016/01/f.0630214153277_m.jpg

Idrini dhe Polina Rubstova nga Rusia janë fituesit nga Vendet Fqinje të BE-së, në një garë ku ishin të përfshirë mbi 40 000 fëmijë nga 60 vende në shtatë regjione.

Fëmijët të moshës tetë deri dhjetë vjeç, kanë dërguar vizionet e tyre për ta bërë botën më një botë më të drejtë dhe të barabartë. Shumë fëmijë që kanë marrë pjesë në garë kanë kaluar nëpër situata dhe histori të ndryshme, siç është Afganistani, dhe shpesh në pikturat e tyre shprehin realitetin e ashpër të përditshmërisë së tyre.

Një ekspozitë e dy fituesve nga Vendet Fqinje të BE-së dhe pikturave më të mira do të mbahet nga 7 deri 27 dhjetor në muzeun “Musèe des Enfants in Brussels”. Ekspozita zyrtarisht do të hapet më 8 nëntor nga Adris Piebalgs, Komisioner për Zhvillim, në praninë e disa prej gjashtë fituesve regjional. /Telegrafi/