Please enter at least 3 characters.

Nehammer: Përvojat e kompanive autstriake që investojnë në Maqedoni janë jashtëzakonisht pozitive

2023/04/20042023_PVRSM_Viena_2.jpeg

Kancelari austriak Karl Nehamer, në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski, tha se politikanët do të bëjnë çmos që të vazhdojnë marrëdhëniet e mira për thellimin e bashkëpunimit.

Sipas tij, kompanitë austriake në që operojnë në Maqedoni kanë mundësi të mira për rritje.

"Maqedonia e Veriut ka një kryeministër që e njeh mirë ekonominë evropiane, i njeh shumë mirë kompanitë austriake dhe në këtë aspekt paraqet një urë për të vazhduar rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Austria është tashmë një investitor i madh në Maqedoninë e Veriut. Investon EVN, por edhe kompania e telekomunikacionit "A1" dhe përvojat nga Maqedonia e Veriut janë jashtëzakonisht pozitive, kështu që të gjithë politikanët do të bëjnë maksimumin që të vazhdojnë marrëdhëniet kaq të mira sepse prej tyre përfitojnë të dyja palët", tha Nehamer./Telegrafi/