Please enter at least 3 characters.

Në vendin e vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, “pelegrinë” në lapidarin me flamur (Video)

2018/10/bularati.jpg

Gati një orë larg Bularatit në malet e këtij fshati. Pikërisht këtu u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri Kontandinos Kacifa 35 vjeç. Të martën në mëngjes banorët e Bularatit vendosen lule dhe një flamur grek. Me gurë rrethanorë kanë ngritur madje një minilapidar.

Ekspertët e policisë u rikthyen në vendngjarje. Për të kërkuar sërish gëzhoja.

Por nuk ishin vetëm ekspertët, në vendin ku pati shkëmbim zjarri gjatë të dielës, një ngjarje që u mbyll me një të vrarë, erdhën edhe njerëz që e njihnin atë, por që nuk preferojnë të flasin.

Ndërkohë në shtëpinë e Konstandinos Kacifës janë hapur dyert e mortit. Por familja nuk i pranon mediat vendase.

Qendra e fshatit Bularat është vatra nga nisi gjithçka, raporton TCH.

Nga ana e saj polica ka bllokuar faqen e “Facebook të Konstandinos Kacifës pasi është vlerësuar se kjo llogari po përdorej pas vrasjes së 35-vjeçarit për nxitje të urrejtjes mes kombeve.

Varrimi i Kacifas serisht është shtyre për shkak se familjaret e tij nuk po tërheqin trupin nga morgu. Arsyeja është se ata kërkojnë që të bëhet edhe një ekspertizë e huaj.