Please enter at least 3 characters.

Në Teatrin Shqiptar në Shkup do të shfaqet premiera e shfaqjes ''Të gjithë bijtë e mi''

2016/10/Të-gjithë-bijtë-e-mi.jpg
7:"unknown

Të mërkurën (12 tetor) do të shfaqet premiera e shfaqjes ''Të gjithë bijtë e mi'' në Teatrin shqiptarë në Shkup. Kjo shfaqje është bërë sipas Artur Miler dhe është në regji të Dimitar Elenov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shfaqje do të aktrojnë: Sefedin Nuredini, Teuta Ajdini-Jegeni, Adem Karaga, Mirlinda Saiti, Fisnik Zeqiri, Hamdi Rashiti, Aida Elezi, Asdren Selimi, Vjollca Bekteshi-Hamiti, Agim Baftii dhe Ilir Nuredini.

''Sonte, para baballarëve dhe para bijëve do t’i parashtrojmë pyetjet e përjetshme për të mirën dhe të keqen, për lumturinë dhe fatkeqësinë, për qëllimin e jetës dhe misionin e individit.'' shkruhet në programin e kësaj shfaqje./Telegrafi/