Në pritje të klipit të ri nga Sabriu (Video)
16/04/2016
Sabri Fejzullahu ka paralajmëruar se do të vijë me një video të re muzikore.
Këngëtari i shumë hiteve ka publikuar në YouTube një xhirim të shkurtër të klipit të ri që besohet se është xhiruar në Turqi.
Madje thuhet se edhe bashkëshortja e tij, Nera, është pjesë e videos.
Videoklipin e kësaj kënge e ka realizuar XL Films, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Virusi. /Telegrafi/


