Please enter at least 3 characters.

Në përgatitje katër vazhdime të "Avatar"

2018/11/Avatar.jpg
506:"LAKE BUENA VISTA, FL - MAY 24: In this handout photo provided by Disney Resorts, (L-R) Wes Studi, Joel David Moore, Laz Alonso, Sam Worthington, James Cameron, Sigourney Weaver, Jon Landau, Stephen Lang and CCH Pounder attend the dedication ceremony for the new Pandora: World of Avatar attraction on May 24, 2017 at Disneys Animal Kingdom inside the Walt Disney World Resort in Lake Buena Vista, Florida. The World of Avatar opens on May 27, 2017. (Photo by Kent Phillips/Disney Resorts via Getty Images)
12:"Getty Images

Sipas njoftimeve në mediat amerikane, janë duke u përgatitur vazhdimet e radhës të filmit fantastiko-shkencor, "Avatar", i pari prej të cilëve pritet të publikohet në vitin 2020.

Filmi nga viti 2009 i James Cameron u bë hit i madh, prandaj qe një kohë të gjatë pritet vazhdimi i tij.

Filmbërësi i njohur kishte thënë në vitin e kaluar se planifikon t'i realizojë katër vazhdime, ndërsa tashmë po raportohet se disa pjesë të vazhdimeve po realizohen njëkohësisht.

Sipas BBC News, vazhdimet e radhës do të titullohen: "The Way of Water", "The Seed Bearer", "The Tulkun Rider and Avatar" dhe "The Quest for Eyëa". Kjo do të thotë se filmat nuk do të emërtohen me numra.

Realizimi i vazhdimeve të filmit "Avatar" ka nisur që nga viti 2017, ndërsa buxheti besohet të jetë mbi një miliard dollarë.

(Foto: David Roark/Disney Resorts via Getty Images/Guliver)

"Avatar: The Way of Water" do të jepet premierë më 18 dhjetor të vitit 2020, ndërsa do të pasojë lansimi i "Avatar: The Seed Bearer", më 17 dhjetor 2021.

Dy vazhdimet tjera do publikohen më 20 dhjetor 2024 dhe 19 dhjetor 2025, raporton NME.

Sipas burimeve jozyrtare, pjesë e vazhdimit të parë do të jetë edhe aktorja Kate Winslet. /Telegrafi/