Please enter at least 3 characters.

Në minutën e 10-të u ndal ndeshja Danimarkë – Belgjikë për nder të Christian Eriksen

2021/06/dan-belg.jpg

Po rridhte minuta e 10 e takimit kur topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Eriksen u rrëzua në tokë në fundin e pjesës së parë, duke pësuar sulm në zemër.

Ndeshja vazhdoi pas nderimit për mesfushorin danez, i cili gjendet ende në spital në Kopenhagen.

Danimarka po avancon ndaj Belgjikës me golin e Youssuf Poulsen.

Erkisen është një nga lojtarët më të dashur në botën e futbollit, ndërsa problemet me zëmer mund të bëjnë që ai ta lë karrierën para kohe. /Telegrafi/