Në Irak dhe Siri janë vrarë 50.000 luftëtarë të ISIS-it
08/12/2016
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë njoftuar se koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, deri më tani ka vrarë së paku 50.000 ushtarë të ISIS-it në Irak dhe në Siri.
Sulmet kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë filluar në gusht të vitit 2014, me sulmet ajrore ndaj bazave të terroristëve, transmeton KosovaPress.


