Please enter at least 3 characters.

Në Ferizaj po nis faza e tretë të dezinsektimit hapësinor kundër mushkonjave dhe insekteve

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se më 10 korrik 2026 do të fillojë faza e tretë e projektit për dezinsektimin hapësinor, me qëllim të eliminimit të mushkonjave, mizave dhe insekteve të tjera në territorin e komunës.

Sipas njoftimit, procesi i dezinsektimit do të zhvillohet në orët e mbrëmjes, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa më 10 korrik do të përfshijë zonat urbane të qytetit të Ferizajt.

Gjatë kësaj faze do të trajtohen hapësirat nga Parku i Lirisë, rruga “Brahim Ademi”, zonat përreth FSK-së, Palestra e Sporteve, rrugët “Sali Çeku”, “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, Tregu i Gjelbër, deri në fshatin Nikadin, si dhe pjesë të tjera të qytetit në anën lindore, përfshirë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami” dhe “Reçaku”.

Ndërkaq, më 11 korrik, dezinsektimi do të vazhdojë në fshatrat Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Nerodime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i Vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë dhe Papaz.

Më 12 korrik, ekipet do të intervenojnë në fshatrat Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak dhe Kosinë.

Komuna ka bërë të ditur se në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, si reshje shiu apo erëra të forta, punimet do të shtyhen për ditën pasuese me mot të përshtatshëm dhe do të vazhdojnë sipas planit të paraparë. /Telegrafi/