Please enter at least 3 characters.

Në Ferizaj arrestohet një shtetas i Serbisë, u deklarua rrejshëm si person zyrtar

2018/01/Arrestim-640x400.png

Dje në orët e mbrëmjes në Ferizaj është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti në një rast është prezantuar si person zyrtar.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj për 24 orët e fundit.

KosovaPress ka tentuar të marrë më shumë informata rreth rastit, por zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi ka thënë se tani për tani nuk mund të japin më shumë informacione.

“Rasti është nën hetime, ato që janë në raport janë njëherë në dispozicion”, ka thënë ai.

I dyshuari shtetas serb është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  /Telegrafi/