Please enter at least 3 characters.

Në fasadën e 'Sidney Opera House' shfaqen imazhet e Australisë së 'shkrumbuar' nga zjarret

2020/01/img_0537-e1578933922934.jpg
438:"epa08118974 A man takes a photo as projections are seen on the sails of the Sydney Opera House in recognition of the communities affected by fires across rural and regional Australia, in Sydney, Australia, 11 January 2020. 20 people, including three firefighters, 6200 livestock and millions of wild animals have died in the New South Wales (NSW) bushfires, since July 2019. EPA-EFE/PAUL BRAVEN NO ARCHIVING AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT
7:"EPA-EFE

E famshmja “Opera House” në Sidney të Australisë nuk është dukur kurrë më parë kaq bukur sa në mbrëmjen e djeshme.

Ishulli-kontinent i Australisë po lufton prej muajsh me flakët që e kanë mbuluar, ku janë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një zonë me madhësinë e Koresë së Jugut, kanë ndërruar jetë 26 persona dhe rreth 1 miliardë kafshë janë djegur për së gjalli.

Në ndërtesë është shfaqur e gjithë panorama se çfarë po ndodh në Australi, përcjell Shqiptarja, ku shumë persona nuk do të donin që ta përjetonin.

Zjarrfikës duke shpëtuar koalat apo kangurët e gjorë, dy prej gjallesave tipike të vendit, kafshë të djegura në pjesë të ndryshme të trupit apo njerëz duke vrapuar për t’u shpëtuar flakëve të tmerrshme.

Përqafimi i zjarrfikësve me kafshët që shpëtojnë është një ndër momentet më të dashura për të gjithë, ku solidariteti është në maksimum.

Australia është kthyer në një vend të pabanueshëm për shkak të zjarreve që e kanë prekur dhe akoma nuk është gjetur një zgjidhje apo një shkak konkret të kësaj gjendjeje.