Please enter at least 3 characters.

Ndodh në Kosovë, futbollisti humb fanellën – duhet t’i ndërrojë e gjithë skuadra (Foto)

2016/10/drenica-1.jpg

Në Kosovë ndodh edhe kjo. Në mungesë të fanellave, lojtarët detyrohet që gjatë tërë sezonit të luajnë me vetëm një palë fanella dhe ato t’i ruajnë si “sytë e ballit”.

Qëndrim Krasniqi, mesfushor i Drenicës, në takimin e së mërkurës ndaj Prishtinës, në kuadër të javës 8 të Vala Superligës, nuk e kishte fanellën e kuqe, me të cilat luan si vendase Drenica.

Qëndrimit i kishte humbur fanella me numrin 6, mëson Gazeta Olle.

Fanella e humbur nga Krasniqi

Për shkak të kësaj, dhe në mungesë të një tjetër fanelleje të kuqe, Drenica u detyrua të luajë si vendase me fanellat dytësore, të bardha.

Nëse Krasniqi nuk e gjen fanellën, Drenica rrezikon të mos luajë në ndeshjet tjera me fanella të kuqe, ose ose të mos e aktivizojë fare Krasniqin!

Drenica u detyrua të luaj me fanella të bardha

Denica kishte barazuar me Prishtinën në këtë ndeshje pa gola.