Please enter at least 3 characters.

Ndëshkohet shoferi me 300 euro për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

2024/08/Policia-e-trafikut-gjoba-te-reja-foto-Ridvan-Slivova-41.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar shoferin një 19 vjeç, i cili në rrugën "Rexhep Bislimi" ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe është ndëshkuar me 300 euro gjobë. Ai po drejtonte një veturë të tipit Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h.

“Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj. Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë" ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj./Telegrafi/