Please enter at least 3 characters.

Ndeshjet në La Liga me tifozë virtual dhe zhurmë të regjistruar të tifozëve

2020/03/LionelMarcelon.jpg
254:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Lionel Messi of FC Barcelona is tackled by Marcelo of Real Madrid during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Me ndeshjet e caktuara për t'u luajtur me dyer të mbyllura, La Liga ka punuar në mënyra për ta bërë pjesën e mbetur të sezonit më tërheqëse për t’u parë.

Me përdorimin e teknologjisë 3D të Mediapro, stadiumet e zbrazëta do të mbushen me imazhe dhe tinguj të tifozëve virtualë.

Pjesa më e madhe e ndeshjes do të vijë nga kamera kryesore, duke treguar fushën si normale, pasi vlen kufizimi i numrit të njerëzve brenda stadiumit.

Kjo lejon që transmetuesit të krijojnë një sistem ku një turmë virtuale - e marrë nga lojërat e FIFA 20 - mund të shihet në tribuna krahas veprimit të jetës reale.

Kjo do të shoqërohet me zhurmën e tifozëve të regjistruar nga ndeshjet e mëparshme brenda secilit stadium individual, zhurmë e cila rritet në momentet e rasteve të mira dhe golave.

Shikuesi mund të vendosë

Transmetuesit do të vendos dy kanale paralele - një ku mund ta shihni ndeshjen si normale me një stadium të zbrazët dhe një me një turmë virtuale dhe zhurmë të regjistruar të tifozëve.

Klubet e La Ligës ranë dakord për propozimin në një takim të mërkurën dhe puna tashmë ka filluar të instalojnë teknologjinë e nevojshme në secilin terren.

/Telegrafi/