Ndeshja Tottenham-Liverpool po zhvillohej, ndërsa fokusi i tifozit ishte te këmbët muskuloze të Shaqirit që vazhdojnë të jenë në formë
Ndeshja ndërmjet Tottenhma Hotspur dhe Liverpool ishte mjaft e tensionuar, ndërsa përfundoi me fitoren e Redsave me një gol të shënuar nga Roberto Firmino.Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte ftuar nga trajneri Jurgen Klopp që të ishte në bankën rezervë të liderit të Ligës Premier. Ai u inkuadrua në lojë në minutat shtesë në vend të Mohamed Salah për ta shijuar paksa fitoren e skuadrës së tij, e cila po rrugëton drejt titullit të kampionit në Angli.
Porse, derisa po e bënte nxehjen, jashtë vijës së fushës, përkundër se ishte i veshur me tuta, muskujt e Shaqirit ishit mjaft të dukshëm. Ndërsa këtë e ka vërejtur një tifoz që ndodhej afër në tribuna dhe në vend se ta përcillte ndeshjen, fokusi i tij ishte te muskujt e bëshëm të shqiptarit 28 vjeçar. /Telegrafi/


