Please enter at least 3 characters.

Ndeshja që përcakton finalistin: Gjermania dhe Portugalia publikojnë formacionet zyrtare

Gjermania dhe Portugalia do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”.

Gjermania është vendase dhe ka përparësi të lehtë në këtë takim.

Por, portugezët nuk janë skuadër që e ndien këtë presion, andaj do të tentojnë kalimin në finale të garës së UEFA-s.

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Ter Stegen; Anton, Tah, Koch; Kimmich, Pavlović, Goretzka, Mittelstädt; Sané, Wirtz; Woltemade.

Portugalia: Diogo Costa; João Neves, Rúben Dias, Inácio, Nuno Mendes; Rúben Neves, Bernardo Silva, Trincão; Bruno Fernandes, Pedro Neto, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/