Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë një i ri në Shqipëri, MSH: Ishte asimptomatik nga COVID-19

2020/04/covid-shqiperi.jpeg

Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”, thuhet në njoftim.

Sot po ashtu edhe një 43-vjeçare ndërroi jetën nga COVID-19. Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve  shkon në 125. /TCH/