Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë Luke Perry

2019/03/lukeperrylargefk-e1551724369691.jpg
206:"BURBANK, CA - FEBRUARY 19: Actor Luke Perry arrives at Chevy Rocks The Future at the Buena Vista Lot at The Walt Disney Studios February 19, 2008 in Burbank, California. (Photo by Mark Davis/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori amerikan, Luke Perry, ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare, më pak se një javë prej se pësoi goditje në tru.

Zëdhënësi i tij ka thënë se ai ka qenë i shoqëruar nga familjarët dhe miqtë në çastet e fundit të jetës.

Një portret i aktorit Luke Perry nga seriali "Beverly Hills, 90210" në vitin 1994 (Foto: Fox Television/Courtesy of Getty Images/Guliver)

Me të kanë qenë dy fëmijët e aktorit, Jack dhe Sophie, e fejuara Wendy Madison Bauer, ish-gruaja Minnie Sharp, nëna Ann Bennett, njerku Steve Bennett, vëllai Tom Perry dhe motra Amy Coder.

Ai ishte dërguar në një spitalnë Los Angeles në javën e kaluar, pasi në shtëpinë  e tij ishin thirrur shërbimet emergjente.

Luke Perry (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

"Familja e vlerëson mbështetjen e pakusht dhe lutjet që janë bërë për Luke nga e gjithë bota dhe kërkon privatësi në këto çaste zie", ka thënë zëdhënësi i tij.

Perry u bë i famshëm falë rolit të tij në hit serialin e viteve të nëntëdhjeta, "Beverly Hills, 90210", ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar në serialin "Riverdale".

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me vdekjen e aktorit. /Telegrafi/