Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet trafiku ajror, detar dhe tokësor në Stamboll për shkak të mjegullës

2019/11/1.jpeg

Mjegulla e dendur ka çrregulluar shërbimet ajrore dhe trageteve, po ashtu sot ndaloi trafikun në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, raporton Anadolu Agency

Në një deklaratë, prefekti i Stambollit tha se trafiku ajror u kthye në normalitet pas ndërprerjes në orën 06:39 sipas orës lokale për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gökçen” të Stambollit, në anën aziatike.

Disa shërbime të tragetit po ashtu u anuluan për shkak të motit me mjegull.

Dukshmëria e dobët shkaktoi vështirësi për shoferët veçanërisht në autostradat TEM dhe D100 të qytetit.