Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet përkohësisht transmetimi i Festivalit të Këngës, shkaku i defekteve teknike - Gala Dragot rikthehet në skenë për të performuar për herë të dytë

Sot po mbahet nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH, festivali i cili përcakton përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision.

Megjithatë, transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre për pak kohë për shkak të disa problemeve teknike.

Në momentin kur ndodhën defektet, artistja e njohur Gala ishte duke performuar si e ftuar speciale në skenë, ndërsa problemet teknike u shfaqën pikërisht gjatë interpretimit të saj. Shumë përdorues në YouTube u ankuan në komente se nuk po dëgjonin asgjë nga performanca.

Pas një pauze të shkurtër, prezantuesi i këtij edicioni u kërkoi ndjesë shikuesve për ndërprerjen e papritur.

Më pas, Gala u rikthye në skenë për ta riperformuar këngën e saj “Femcel”.

Kënga, sipas vetë artistes, ka lindur pasi ajo filloi të ëndërronte për një djalë që nuk ekziston dhe përfaqëson një ndjenjë me të cilën, sipas saj, nuk është e vetmja që përballet.

Gala Dragot është një artiste me një stil unik dhe të pashembullt; ajo është vajza e artistit të njohur Robert Aliaj.