Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit

2024/01/kodra-e-diellit.jpg

Autoritetet njoftojnë se për shkak të kushteve të motit, është ndërprerë përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të klimës dhe mjegullës së dendur, skijimi do të ndërpritet përkohësisht. Pritet që mjegulla të pastrohet dhe të vazhdojmë me aktivitetet e skijimit.

Ju lutemi, qëndroni të informuar për njoftimet e ardhshme”, thonë nga Ski Qendra “Kodra e Diellit”.