Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjet Dardania 1 dhe 2 në Gjilan

KRU “Hidromorava” ka njoftuar se konsumatorët në lagjet Dardania 1 dhe Dardania 2 në Gjilan do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, ndërprerja është planifikuar të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa shkak është një defekt në gypin e ujësjellësit.

Kompania ka bërë të ditur se, në rast të ndryshimeve apo informacioneve shtesë, konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

KRU “Hidromorava” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/