Ndërprerje të ujit në disa zona të Gjakovës
07/09/2026
KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, më 7 shtator, mund të ketë ndërprerje ose reduktim të furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës.
Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 17:00, e cila do të nxjerrë jashtë funksionit disa stacione të pompave.
Stacionet që do të jenë jashtë funksionit janë në Opterushë, Hoçë të Madhe, Lubizhdë të Hasit, Dedaj dhe Breg Drini.
KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


