Please enter at least 3 characters.

Ndërprerje e përkohshme e ujit në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Komunën e Zveçanit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë konsumatorët në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, ndërsa furnizimi do të rikthehet pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të gjendjes në rrjet.

Konsumatorët janë njoftuar se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, rekomandohet që uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/