Please enter at least 3 characters.

Ndërprerje e furnizmit me ujë në lagjen “Dheu i Bardhë”

KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje përkohësisht të furnizmit me ujë në lagjen “Dheu i Bardhë”.

Sipas njoftimit, shkak i kësaj është defekti i një gypi të ujësjellësit, ku si pasoj e kësaj është ndërprerë frunizimi me ujë në lagjen “Drini i Bardhë”.

Ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e defektit për kohë sa me të shkurtër të mundshme.

Ndërsa, për çdo ndryshim ose informacion shtesë do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit. /Telegrafi/